Më 9 janar 1914 në Vlorë u synua rrëzimi i Qeverisë

0

Më 9 janar 1914 gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga majori turk Beqir Grebene, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri. Ky Komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohëshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit. Grebene dhe shokët e tij u nxorrën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandërmarisë holandeze; Beqir Grebene u dënua me vdekje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here