Më 30 shtator mbahet Akademi Përkujtimore për Dr. Shpëtim Robajn

0

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës, Dr. Besim Zogaj ka njoftuar sot se me 30.09.2015 në ora 13.00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Dr.Shpëtim Robajn, dëshmor i kombit,me rastin e 17 vjetorit të rënies. Akademia Përkujtimore do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Këtë Akademi Përkujtimore e organizon QKMF “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Në këtë Akademi merret vesh se janë të ftuar : Ministri i Shëndetësisë  Imet Rrahmani, Ministri i MMPH , Ferid Agani , Kryetari Komunës së Malishevës Ragip Begaj, deputet të Parlamentit të Kosovës nga komuna e Malishevës , Drejtori i QKUK Dr. Curr Gjocaj, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr. Salih Ahmeti, Drejtori i IKSHP Prishtinë Prof.Dr. Naser Ramadani, Drejtori i OBSH-së për Kosovën Skender Syla, Drejtori i Spitalit Rajonal në Prizren Afrim Avdaj, Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK Dr.Basri Lenjani, Drejtori i Klinikës Infektive Prof.Dr.Hamdi Ramadani, Drejtori i QZHMF të Kosovës, Dr.Genc Ymerhalili, Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës Dr. Blerim Syla, Kryetari i OVL të UÇK-së, Smajl Elezi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës Xhavit Jashari, bashkëpunëtorë të luftës të Dr. Shpëtimit etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here