Më 28 maj aktorja hollywoodiane Eliza Dushku do të vizitojë Prishtinën

0

Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar njofton se Eliza Dushku, aktorja hollywoodiane me prejardhje shqiptare, do të jetë mysafire nderi në gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro Amerikan të Edukimit, “Një mbrëmje me yllin e Hollywood-it: Eliza Dushku”.

Kjo ngjarje do të mbahet me 28 maj 2015, tek Sheshi 21-Restaurant “Diçka po Zihet” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Eliza Dushku pa dyshim e kryeson listën e shqiptaro-amerikanëve të famshëm. Ky yll Hollywoodi ka luajtur në një sërë filmash të njohur dhe seriale televizive të vlerësuara nga kritikët, mirëpo Dushku i kushton kohë edhe avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare, dhe në vitin 2011 është emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë.

Miriam Parel, Shefe e Strategjisë dhe Zhvillimit pranë Këshillit Amerikan theksoi se gjashtë studentë kosovarë i kanë fituar bursat në fillim të këtij viti dhe do t’i nisin studimet e tyre pas-diplomike në Amerikë në verë të këtij viti. Zonja Parel thotë: “Ne jemi shumë të kënaqur që kemi ndarë 74 bursa një grupi shumë të talentuar kosovarësh nga viti 2005”.

Biletat për gala mbrëmjen mund të blihen tek zyrat e Këshillit Amerikan, rr. Fehmi Agani 46/3, Prishtinë – për 50 Euro (për person) dhe 80 Euro (për dy vetë). Fondi Kosovaro Amerikan i Edukimit do të jetë përfitues i drejtpërdrejtë nga shitja e biletave, dhe ky përfitim do të aplikohet tek bursat që do t’ju ndahen studentëve.

Në lidhje me Këshillin Amerikan për Arsim Ndërkombëtar

Lider në arsimin ndërkombëtar, shkëmbimet akademike, mësim te gjuhëve te huaja, Këshilli Amerikan krijon mundësi që përgatisin individë dhe institucione për sukses në një botë që në vazhdimësi ndërlidhet. Këshilli Amerikan beson në rolin fundamental të edukimit në avancimin e zhvillimit pozitiv për individë, institucione dhe shoqëritë.

Këshilli Amerikan krijon strategji inovative për ta zhvilluar edukimin nëpërmjet hulumtimit ndërkombëtar, disenjimit të programeve inovative si dhe shkëmbimit të studentëve, akademikëve, si dhe profesionistëve nga mbarë bota. Me prezencë në Amerikë, shtetet e Evropës jug-lindore, Euroazi, Lindje të mesme dhe Azi, Këshilli Amerikan kontribuon në zhvillimin e perspektivave të reja, mirëkuptimit të ndërsjellë, si dhe tolerancës ndërmjet popujve të ndryshëm.

Në bashkëpunim me partnerë në vend dhe jashtë, ekipi ynë i dedikuar disenjon dhe implementon programe edukative e efektive si përgjigje ndaj kulturave dhe nevojave të komuniteteve ndërkombëtare ku punojmë.

Në lidhje me Fondin Kosovaro Amerikan të Edukimit

KAEF përkrah zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës duke u ofruar kosovarëve premtues bursa për studime master në disa prej universiteteve amerikane. Me të kthyer në Kosovë, të diplomuarit e programit synojnë pozita udhëheqësie në qeveri, biznes, financa si dhe organizata jo qeveritare, dhe i përdorin njohuritë e tyre për gjenerim të ndryshimit pozitiv dhe të qëndrueshëm. Nga 2005 deri 2015, KAEF ka ndarë 74 bursa të nivelit master nëpërmjet një procesi garues, të bazuar në meritë.

Fondi Kosovaro Amerikan i Edukimit administrohet nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar. Fondet fillimisht janë ofruar nga USAID.

Në lidhje me Eliza Dushkun

E lindur në Boston, Massachusetts tek babai me prejardhje shqiptare dhe nëna amerikane, Dushku krijoi një vend për te në industrinë e filmit duke portretizuat karaktere vajzash të forta, por edhe të atyre me telashe të cilat i tejkalojnë ato dhe në fund mbijetojnë. Ajo gjithashtu ka prodhuar show-e të suksesshme televizive nëpërmjet kompanisë së saj, Boston Diva Productions.

Si shtesë ndaj rolit të saj si aktore e suksesshme, Dushku është edhe aktiviste e kauzave bamirëse. Dushku ndjeu një thirrje që ta hulumtojë tokën e gjyshërve të saj, Korçën, dhe pasi udhëtoi nëpër Shqipëri dhe krijoi një film dokumentar, dokumentari i saj “Dear Albania”, apo “E dashura Shqipëri” u emitua në stacionin televiziv amerikan PBS më 2014.

Fjalët dhe aktet e kanë bërë Dushkun personalitet të adhuruar të industrisë së filmit dhe mikeshë e shtëpive shqiptare anë e mbanë botës. Identifikimi i saj dhe afirmimi me Shqipërinë është i fuqishëm dhe një burim i fortë i krenarisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here