Më 24 mars në Gllogjan u vulos vazhdimi i Epopesë së Prekazit

0

Në përvjetorin e 17-të fillimit të Ushtrisë Çlirimtare në Rrafshin e Dukagjinit, “Epopesë së Dukagjinit”, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri homazhe tek varrezat e 83 dëshmorëve të mbarë trojeve shqiptare në Gllogjan.
Deputeti, Rexhep Selimi, në prononcimin e tij për këtë ngjarje tha se 24 marsi i vitit 1998 shënon jo vetëm Epopenë në Gllogjan, por njëkohësisht edhe një ndër betejat dhe ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së.
“Në këtë ditë u vulos vazhdimi më dinjitoz i Epopesë së Adem Jasharit dhe Prekazit. Në këtë datë UÇK-ja ndërtoi hallkën ndër më kryesoret që lufta jonë të jetë e fuqishme, e përgjithshme dhe fitimtare.” tha ai duke theksuar se tani ka shumë për t’u bërë deri tek arritja e qëllimit të asaj lufte dhe jetësimi i porosisë së dëshmorëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here