Më 2016 mësuesit në Shqipëri do të paguhen 2 mijë lekë më shumë

0

Sindikata e arsimit e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në të cilën parashikohet rritja e pagës për mësuesit, mbi 2 mijë lekë. Ky është produkt i nënshkrimit të kontratës kolektive midis ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe Sindikatës së arsimit, pas një viti negociatash.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Dhe Shkencës,  Nevrus Kaptelli u shpreh se, “duhet të ketë çdo vit një rritje page jo më pak se dyfishi i inflacionit zyrtar të shpallur”. Po ta përkthejmë në shifra konkrete kjo përkthehet në 2 mijë lekë në muaj. Kontrata e punës u nënshkrua pas negociatave 1 vjeçare dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2017.

Ndërkohë, bisedimet vijojnë për shpërblimet e fundvitit për mësuesit, për të cilat sindikata paralajmëron betejë ligjore nëse mësuesit nuk përfitojnë. Sindikata është ende në negociata me Ministrinë e Arsimit për ta marrë brenda këtij viti shpërblimin e mësuesve prej 10 mijë lekësh në të kundërtën ata paralajmërojnë betejë ligjore. “Për këtë vit është parashikuar dhe po insistojmë ta realizojmë shpërblimin vjetor të mësuesve”, u shpreh Kaptelli./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here