Më 20 shkurt intervistohet kandidati i vetëm për kryeprokuror

0

PRISHTINË, 13 SHKURT – Në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtarët e KPK-së kanë diskutuar për tërheqjen e 5 kandidatëve nga gara për Kryeprokuror të Shtetit dhe për kërkesat për vazhdimin e procedurave në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, “kërkesa të ardhura për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga një numër i caktuar i prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës, të Prokurorisë së Apelit, të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt”. Pasi është biseduar rreth procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit anëtarët me katër vota pro, një kundër dhe dy abstenime, kanë marrë vendim që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurori të Shtetit të vazhdoj me kandidatin e vetëm të mbetur, Aleksandër Lumezi. KPK ka marrë vendim që me datë 19 shkurt 2015, të bëhen përgatitjet për intervistimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, ndërsa me 20 shkurt 2015 të bëhet intervistimi i tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here