Më 20 mars eklips diellor:90 % e dritës së diellit bllokohet nga hëna

0

Një eklips diellor pritet të bllokojë 90 për qind të dritës së diellit në Evropë dhe do të jetë ngjarja më e madhe e këtij lloji në 16 vjetët e fundit.

Më 20 mars, hëna do të vendoset përballë diellit, duke krijuar një hije të madhe mbi Tokë.

Eklipsi pritet të bllokojë 84 për qind të diellit në Londër- dhe 94- për qind në Glasgow, Aberdeen dhe Edinburgh.

Ndërkohë, operatorët energjetikë kanë paralajmëruar se eklipsi do të paraqesë rrezik të madh për rrjetin e energjisë pasi gjysma e Evropës furnizohet me energji solare.

Eklipsi do të zgjasë rreth 90 minuta në mëngjesin e 20 marsit dhe do të mund të shihet nga Evropa, Afrika Veriore dhe Rusia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here