Më 2 Korrik 1990 shqiptarët e Shqipërisë bënë kthesën e madhe, ua mësynë ambasadave

0

E hëna e 2 korrikut 1990, shënohet si hapi i parë që ndërmorën shqiptarët për të thyer izolimin komunist, duke mësyrë dyert e ambasadave të huaja në Tiranë.
Kronikat e kohës dëshmojnë se e hëna e 2 korrikut ishte ditë e qetë dhe e nxehtë. Ndeshjet e kupës së botës në futboll ishin në prag të gjysmëfinales, e cila do të mbahej me 4 korrik.  Një lajm kishte nisur të shkaktonte shqetësim në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Rreth 18 vetë kishin gjetur strehim në ambasadat greke, italiane e turke.

Ndërsa në ambasadën gjermane, ku ishin strehuar 50 të tjerë, në mbrëmjen e po asaj dite, një grup të rinjsh kishin mësyrë me një kamion, duke shembur murin e ambasadës e duke u futur në ambientet brenda saj. Jashtë në rrugë kudo shtoheshin lëvizjet e njerëzve dhe të forcave policore. Gjithçka kishte marrë trajtën e një demonstrate, ku nuk mungonin as thirrjet për rrëzimin e regjimit komunist…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here