Më 14 qershor të vitit 1928 u lind Ernesto Che Guevara

0

Ernesto Guevara ishte fëmija i Celia de la Serna-s dhe Ernesto Guevara Lynch-it, lindur më 14 qershor të vitit 1928 në Rozario të Argjentinës dhe u vra më 9 tetor të vitit 1967 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjendë dhe simbol për miliona të rinj komunistë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempre! (sq. Deri në fitoren përgjithmonë!). Për komunistët figura e tij ishte ajo e një njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara çdo të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij, ndërsa për antikomunistët figura e tij ishte ajo e një komunisti të dhunshëm, vrasës brutal e i pamëshirshëm, që ekzekutonte me dorën e tij ata që e kundërshtonin.
Ai më 1967 do të shkojë në Bolivi KU Lufta guerrile nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase. Ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetor plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetor, me urdhër të CIA-s, vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonitë që u rezervohen heronjve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here