M’duj n’gegnisht

0

ALBINA GJERGJI

Me mujt’
me e dasht’
ne kohen e tashme
kryefjalen
e mendimeve te mia

Asgja s’i kisha kerku
tjeter
gegnishtes tane…
As per toskenishten
“s’do doja t’ia dija”!

Me mujt’
Me e fut
Paskajoren “me dasht”
ne kohen e pa kohe
te cdo kohe
ne “T’du”…

Sa bukur
kishte me ken’!

…se ME DASHT
pa percaktu vend
nuk ka nevoje per kohe.
As per folje ndihmese
as per fjali t’perbame.

Duhet vetem
numri njajes
mbush’ me dashni
Kryefjale…
UNE, TI ne NJI!

Me mujt’
Me e dasht’
ne gegnisht’
tuj e njoht’ si gjuhe
e jo dialekt
paskajorja kishte
me na leju
me ken’ bashke gjithmone.
Me t’dasht
E me m’dasht

Edhe At’ Fishta
kishte me na beku…
N’paskajore!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here