MD e themeloi grupin që do të përgatisë dokumentin për fushën “anti-mafia”

0

Ministria e Drejtësisë e ka themeluar sot grupin punues, i cili do të përgatisë dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht fushën “anti-mafia”.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, ku në kuadër të këtij grupi do të jenë edhe përfaqësuesë të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesë, gjyqtarë nga Këshilli Gjyqësor, përfaqësuesë, prokurorë nga Këshilli Prokurorial si dhe përfaqësuesë të Zyrës së Kryeministrit.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media është shprehur se këtë çështje do ta trajtoj me prioritet të veçantë dhe do ta mbështes grupin punues në mënyrë që sa më parë të përgatis dokumentin konceptual me rekomandime konkrete se si të veprohet tutje sa i përket kësaj çështje.
“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të avancoj legjislacionin në Republikën e Kosovës, e veçmas legjislacionin sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qellim që kjo dukuri të luftohet nga ana e organeve kompetente në mënyrë sa me efikase dhe efektive”, është tërhequr vërejtja në këtë komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here