MD dhe UNDP punojnë në reformën e provimit të jurisprudencës

0

PRISHTINË, 20 JANAR – Ministri i Ministrisë së Drejtėsisė Hajredin Kuçi ka theksuar gatishmėrinė pėr thellimin e bashkėpunimit me UNDP-në nė reformėn e provimit tė jurisprudencės, “si parakusht qė bartėsit e drejtėsisė—gjykatėsit, prokurorėt dhe avokatėt—tė jenė tė pėrgatitur qė t’u shėrbejnė qytetarėve dhe t’ia ngritin atyre besimin nė drejtėsi”. Në një takim me pėrfaqėsuesin e UNDP-sė nė Kosovė, Andrew Russell, sipas njoftimeve të Zyrës për Komunikim me Publikun nga MD, të martën ministri Kuçi ka shpalosur planin e kësaj ministrie pėr ta bėrė njė rishikim tė sektorit tė drejtėsisė. “Prezantimi i njė pasqyre objektive tė sektorit tė drejtėsisė do tė shėrbejė si parakusht pėr hartimin e njė strategjie gjithėpėrfshirėse pėr vitet nė vijim, qė do tė kontribuojė nė ngritjen e efikasitetit dhe llogaridhėnies tė sistemit gjyqėsor”, është thënë në takim. Gjatė kėtij takimi, ėshtė diskutuar edhe pėr hapat e ardhshėm nė implementimin e Strategjisė pėr Asistencė nė Fushėn e Sundimit tė Ligjit, hartimin e tė cilės e ka pėrkrahur UNDP, duke theksuar edhe nevojėn e koordinimit tė donatorėve nė mėnyrė qė tė arrihen rezultate edhe mė tė theksuara nė fushėn e drejtėsisė. Russell ndërkaq ka shprehur gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar edhe nė tė ardhmen nė realizimin e projekteve tė cilat konsiderohen me pėrparėsi pėr Ministrinė e Drejtėsisė.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here