Mbytet një anije me 650 klandestinë

0

Një anije me në bord rreth 650 klandestinë është mbytur gjatë natës në Kanalin e Siçilisë.

Ansa njofton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë.

Janë shpëtuar vetëm 28 persona dhe për këtë arsye mendohet se bilanci i viktimave është pak më pak se 700 persona.

Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.

Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të anijes duke e përmbysur atë.

Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare. /TCH/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here