Mbrojtja e dëshmitarëve, me rëndësi për luftimin e krimit

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune kryepolicin e Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në këtë takim sipas një njoftimi nga zyra e kryeprokurorit, është diskutuar për “bashkërendimin e aktiviteteve në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për synimet e përbashkëta, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto institucione”.

“Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, si fushë e rëndësishme për rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është vequar në njoftim.

“Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të sundimit të ligjit në vendin tone”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here