Mbretëresha Rania i përgjigjet revistës “Charlie Hebdo”

0

Mbretëresha e Jordanisë i përgjigjet revistës franceze me një karikaturë.

Mbretëresha Rania ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale reagimin për karikaturën e revistës satirike, e cila ditë më parë shkruante se vogëlushi sirian që u gjet i mbytur në brigjet e Turqisë mund të ishte bërë një ngacmues femrash në rrugët e Perëndimit.

“Aylan Kurdi do të ishte bërë një doktor, një mësues, një prind i dashur”, shkruan mbretëresha Rania. Karikatura është punuar nga karikaturisti jordanez, Osama Hajjaj, me shënimin shoqërues në anglisht, frëngjisht dhe arabisht.

karikatura

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here