MBPZhR-ja do ta rrisë mbështetjen për bletarinë si sektor me potencial

0

Bletaria është një sektor me potencial dhe i rëndësishëm në Kosovë dhe për këtë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po e rritë në vazhdimësi mbështetjen financiare, por edhe në aspekte të tjera lehtësuese për prodhim, përpunim dhe marketing të mjaltit.
Kështu ju ka thënë sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi drejtuesve të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës.
Ministri Krasniqi i ka informuar ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015 dhe me Programin për Pagesa Direkte. Në të dy këto programe, ka thënë ai, është përfshirë mbështetja për bletarët. Ministri ka shtuar se edhe kriteret janë më lehtësuese dhe më konkrete e që garantojnë më shumë rezultat. Ai ka thënë se në të ardhmen mbështetja do të rritet dhe ka diskutuar me bletarët për sfidat që kanë, duke thënë se bashkërisht do të tejkalohen. Shoqatat e fermerëve ka thënë Krasniqi, do të jenë partnerë të përhershëm në hartimin e politikave të ministrisë, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë dhe më cilësor. Transparenca dhe efikasiteti në implementimin e programit, ka thënë ministri, do të jenë prioritet kryesor gjatë gjithë këtij mandati.
Nga ana tjetër, sekretari i Lidhjes së Bletarëve, Qerim Ramadani e ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që MBPZhR-ja ka dhënë për ta. Ai ka thënë se ky sektor ka potencial dhe po zhvillohet çdo vit, falë edhe përkrahjes së shtetit. Ramadani dhe përfaqësuesit tjerë të Lidhjes së bletarëve kanë theksuar se kanë ende sfida, por kanë premtuar se do të jenë partnerë të MBPZhR-së që këto sfida të tejkalohen dhe politikat programore për bujqësinë në përgjithësi të avancohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here