6.5 C
Pristina
E diel - 17 Tetor, 2021

Mbledhja e sotme Kosovë-Shqipëri më produktivja, u nënshkruan 9 marrëveshje, Rama i tregon vendin Serbisë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti të veçantë mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri e cila rezultoi me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve.

Në një konferencë për media, Rama tha se kjo mbledhje ishte me produktin më konkret, përderisa  marrëveshjet që janë nisur më parë janë në proces.

“Ishte një mbledhje e veçantë dhe më vjen shumë mirë të nënvizoj se në vazhdën e mbledhjeve kjo është mbledhja me produktive dhe më konkrete, pasi ato të nisura në të kaluarën janë në proces. Në gjashtëmujorin e vitit të ardhshëm s’do të ketë tarifa mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe do të ketë njohje e ndërsjellët e patentë shoferëve dhe që në pikat e kontrollit të vlejë dokumenti i njërës palë” ,tha ai.

Kush e sheh bashkëpunimin në mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta shoh me sy të së ardhmes. Tarifa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës nuk është një veprim ekonomik por reagim i qartë politik dhe ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë dhe të kuptojë se nuk punohet me thikë pas shpine dhe me reagime, si ajo e fundit që ishte përpjekja e bërë për ta penguar Kosovën për të hyrë në Interpol.

Përpjekje e pajustifikueshme, sepse tek e fundit është hyrje për një institucion që luftën kundër krimit.

Serbia shkon në të kundërtën e së ardhmes duke përjashtuar  Kosovën nga roamingu duke bërë që ne ta funksionalizojmë këtë brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm.

Është e papranueshme që shqiptarët e Kosovës të mbahen peng nga dinamikat dhe zgjedhjet e BE-së, teksa vinin dhe na thoshin kaloni demarkacionin dhe u heqim vizat, ndërsa Kosova e bëri atë, por nuk u hoqën vizat.

Jemi të vegjël të ndryshojmë këto gjëra në drejtim të vendeve të mëdha por sidoqoftë jemi gjallë dhe nuk kemi vdekur. Do ecim përpara proceset nga shqiptarët për shqiptarët. E duam bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Unë theksoj se Shqipëria është e vendosur të ndërtojë partneritet strategjik me Serbinë por është e papranueshme të këtë një fytyrë për Kosovën tjetër për Shqipërinë, përderisa nuk lejojnë mallrat kosovare andej duan që këtu të fusin mallra me “Kosovo Metohije” le ta harrojnë atë le ta mbajnë për vete atë, sepse këtu është Republika e Kosovës. Nuk ka arsye qe Serbia të bëjë viktimën sepse Kosova është viktimë, është koha të shihen në sy dhe të marrin fund. Të mos na tregojnë shumë përralla edhe miqtë tanë evropianë mos të kërkojnë më shumë se na mbajnë gjunjët. Ne mbështesim tarifën dhe do të jemi të vendosur përkrahë Kosovës”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama u pyet në lidhje me idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit ku sipas kryeministrit të Shqipërisë tha se nuk mund të ecet gjithmonë me takime ku bëhen vetëm fotografi.

Rama ka thënë se kush ngre dorë ndaj presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur tradhtar, është gomar.

Ndërkaq kryeministri Haradinaj tha se atë që do të veçonte sot, është një studim analitik për shqiptarët në vitin 2025, që është një perspektivë për atë se si do të udhëtohet nga këtu e tutje.

“Jemi në rrugë të mirë Kosovë – Shqipëri për unifikim të një tregu ekonomik, por jo vetëm kaq edhe rrugëtimi ynë më tutje ka qartësi më të madhe nga takimi i sotëm”, tha kryeministri Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here