MBI PROTESTAT DHE SHQIPTARËT

0

VALON ROGOVA

Në interpretime shkencore të prof. Maringlen Verli, thotë se : Çdo shqiptar parimisht i ndruhet punës. Të qëndrojë tërë ditën e ditës në kafene, ose para shtëpisë së tij, të rrufisë kafe, të tymosë njërën cigare pas tjetrës dhe të jetë një njeri i mirë në sytë e zotit, e shumta të merret pak me politikë e të intrigojë, të lozë disa orë me letra ose shah, ky është ideali. Ai që i afrohet më shumë këtij tipizimi, e mban veten për më të mirin e më të zotin.
Tani, ka të drejtë apo s’ka të drejtë autori, këtë e dini më mirë se unë. Ka edhe shumë fjalë jo të mira për popullin shqiptarë në artikullin e profesorit, por s’dua t’ju tregoj, sepse mund të pësoni sulm kardiak.
Tani, e pata lexuar diku një paragrafë shumë më vend dhe që i përshtatet mentalitetit tonë. Mbajë mend, si fëmijë më thonin që ti me sjelljet e tua, je pasqyrë e familjes tënde. Dhe në këtë kuptim, mendoj unë, që politikanët janë pasqyrë e popullit, nuk kemi çka e zgjasim më shumë. Korrupsion ka edhe aty, ku nuk ka gisht politika fare.
Ti që po i lexon këto pak rreshta, e din që, shteti im dhe i yti, sot ndodhet në mes të dy zjarreve. Në njërën anë kemi njerëz që, (që për të qenë i sinqertë me lexuesit) kush e di sa do doja të mos i njihja kurrë sepse në mënyrë indirekte kërcënojnë vendin që do t’krijohen trazira nëse bien nga pushteti, ndërsa në anën tjetër, kemi këta të tjerët që kërcënojnë poashtu, që do të krijohen trazira nëse nuk vijnë në pushtet.
Ndërsa ne populli, gjithmonë si ata qentë e rrahur.
Ndikim për të keq do thoja unë, japin edhe rrjetet sociale. Sepse, shumë qytetarë janë nën një shoqëri të përbashkët edhe me deputetët të çfardo partie qofshin. Populli është i thyer në dysh, ndaj edhe deputetët, them unë, që duhet pak të ndërgjegjësohen e të kenë kujdes. Të mendohen dy herë për ato që thonë. Se nuk ka deklaratë pa reagime. Sikur të kisha mundsin të them se “nuk mundet një politikanë që të thotë çfarë t’i shkrepet në kokë” sepse revoltojnë masën. Por s’mundem, nuk më takon kjo e drejtë se fundi fundit, jam qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Por më duket shumë tendencioze, kur një politikaë të shajë e të fyej të gjithë politikanët e partive që janë në pushtet, dhe me qetësinë dhe qartësinë më të madhe të trurit, të mos pres asnjë lloj reagimi. Prandaj, nëse politikanët do të tregohen pak më të njerëzishëm, mendojë që do të ishte më mirë.
Unë asnjëherë, nuk e kam vënë dyshim qëllimin e mirë të Lëvizjës Vetvendosje. Por, këto lloj protestash që bën kjo parti, më shumë të ngjanë sikur puna e lypësit në rrugë që thotë “kam uri”, “dua të ushqehem” etj. Në vend që të punojë. Nëse larg qoftë protesta e së shtunës eskalon, duke djegur makina, duke thyer objektet e qeverisë do të krijohet një imazh edhe më i keq i shqiptarëve nëpër botë. Më lejoni që me shumë mirësjellje, t’ua sqarojë që unë, nuk jam kundër protestës, sepse e di që shqiptarët do t’më hedhen fyt, duke më bërë lloj lloj akuzash të ulëta. Por, do të preferoja protestë me mend në kokë. Unë, s’po i japi privilegj vetes që t’ua mësojë juve se si protestohet. Por ama, jam i atij mendimi që, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos japim mesazh të komplikuar gjysma me fjalë e gjysma me të shara, që më tepër të çorodisin sesa që bëjnë efekt. Asaj që i frikësohem më së shumti, është fakti që, edhe po të ngrihemi të gjithë, madje edhe me armë në dorë, përsëri me të njëjtit qeveritar në krye, do të përfundojmë.
Mbase dikush edhe do të më thotë : mos e merrë me vrrull or mik ! Po si mos t’a marrë ? Për sa e sa vite, partitë tona kanë bërë fushatë me shpenzime që pëlcet trurin. Për sa e sa vite me rradhë, kemi shkatërruar monumente të trashëgimisë historike. Për sa e sa vite me rradhë, kemi ndërtuar pallate e shkatërruar shtrate lumenjsh e toka buzë lumenjëve, si asnjë vend tjetër në Ballkan, s’po shkojë më larg. Kemi shkatërruar mijëra hektarë tokë, aq sa edhe okupatori serb për 100 vjet nuk mundi t’i bënte. Si të mos e marrë me vrull, kur jemi një popull i shitur, i blerë, i poshtëruar, i përlyer, i padenjë, i dëshpëruar, i vjedhur, i rraskapitur, i trrullosur, i paditur, i gënjyer e i zhgënjyer. Bile sa u bëjmë buste dëshmorve të kombit shqiptarë, më mirë ta bëjmë një monument ku tregon vuajtjet tona, si shenjë pendimi për çdo sistem që kemi zgjedhur të na drejtojë.
Më vjen keq që po e them, por nga humnera, nuk kemi për të shpëtuar me protesta e me këngë të tipit “xhamadani vija vija”. Kohë më nuk ka ! Duhet të bëhemi qytetar siç i ka hije një vendi evropian duke respektuar njëri tjetrin, duke mos i’a bërë tjetrit atë që s’dëshiron të ta bëjnë ty, në të kundërtën na morri lumi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here