Mbi listat e veteranëve të UÇK-së

0

HAKI MORINA

Listat e shpallura të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve janë lista preliminare dhe sigurisht nuk janë definitive! Përmirsimet janë të domosdoshme sepse, perveç tjerash, në këto lista ka edhe gabime teknike! Njëra nga defektet e komisionit qeveritar për pranimin e statusit të veteranit ishte edhe fakti që të gjithë antaret e Komisionit ishin pjesmarrës të luftës! Në të tilla Komisione nuk është e thënë që duhej të ishin patjetër të gjithë antarët njerëz që kanë qenë në luftë por duhet të jenë njerëz të ndershëme profesional por sidomos njerëz të drejtë! Por mund të themi lirisht se ata që u pranuan veteranë e s’kane luftuar asnjë ditë, bile s’kane qenë të organizuar në asnjë lloj veprimtarie çlirimtare, as para luftës e as gjatë luftes, nuk janë gjë tjetër veçse tipa pa karakter, të cilët titullin veteran do ta shfrytzojnë për të kryer më lehtë vepra të kqija në të ardhmen! Sigurisht që përgjegjësinë për këtë gjë e mbajnë Zonat Oparative që falsifikuan dhe Komisioni qendror që i pranoj! Vet aplikimi për veteran nuk është parimisht i drejt, sepse mund të ndodhë që një ushtar, që bëri heroizma në luftë, të mos aplikoj! A është e drejtë që ky ushtar të mos quhet veteran për shkak se nuk aplikoj për këtë “titull”!? Listat e emrave të veteranëve është dashtë të dërgohen nga zonat përkatëse, pa kurrfar aplikimi, sepse vet “përgjegjesit” duhet ta dinë kush e meriton titullin veteran në atë zonë! Unë për vete nuk kam aplikuar për veteran, duke llogaritur që veteran lufte janë vetem ata që kanë qenë direkt në llogoret e luftës, dhe që s’kanë dezertuar asnjëherë. Siç duket paskam gabuar kur kam menduar ashtu, sepse kam harruar që as Adem Demaçi si dhe përfaqesuesit tjerë të politikës dhe të organizimit të UCK-së, direkt s’ka qenë në llogore, bile as pushkë në krah s’ka mbajtë kurrë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here