Mbi 6 mijë të vdekur nga tërmeti në Nepal, humbet shpresa për të gjetur të mbijetuar

0

Autoritetet e Nepalit e kanë përjashtuar mundësinë për të gjetur më shumë të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit të javës së kaluar. Numri i të vdekurve sipas këtyre autoriteteve është rritur në 6621. Zyrtarët kanë thënë se nga tërmeti prej 7.8 ballësh janë plagosur 14.021 veta, ndërkaq nuk dihet për fatin e mijëra njerëzve në zonat e largëta.
Numri i të vdekurve mund të ngritet dersa përpjekjet e kërkimit dhe të shpëtimit janë ende duke vazhduar në disa rrethe malore, duke përfshirë Dhading, Rasuwa dhe Sindhupalchok.
Ndërsa pjesa më e madhe e viktimave ishin në Nepal, rreth 100 njerëz janë raportuar të kenë vdekur në vendet fqinje Indi, Tibet, dhe Bangladesh.
I dërguari i BE-së në Nepal, Rensje Teerink, ka thënë të premten se nuk dihet ku gjinden ende 1.000 qytetarë të vendeve të BE-së të cilët në kohën e tërmetit ishin në Nepal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here