Mbi 15 goditje me thikë gruas, pasi ajo kërkoi të ndahej

0

Policia e Durrësit e arrestoi sot 48-vjeçarin Lutfi Beli, i cili para dy ditësh tentoi të vriste gruan e tij për shkak se ajo kërkoi të ndahej prej tij.
Beli e ka sulmuar në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë stacionit të trenti, bashkëshorten e tij, duke e goditur fillimisht me grushte e shkelma dhe më pas e ka qëlluar me thikë mbi 15 herë në pjesë të ndryshme të trupit.
Pasi e ka lënë të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku në tokë, 48-vjeçari është larguar me shpejtësi me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes.
E dëmtuara D.B. është dërguar fillimisht në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes shëndetësore tejet të rënduar, ajo është dërguar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Mësohet se shkak i konfliktit të jetë bërë divorci që bashkëshortja i kishte kërkuar 48-vjeçarit, i cili nuk e ka pritur mirë këtë vendim të gruas së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here