Mbështetësit e LSI-së në Vlorë protestojnë për 2 vota më tepër në kuti, thonë se ishin 600

0

Në Vorë situata është tensionuar këtë të martë, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.

Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen, ndërkohë që ata pritet të rimblidhen në orën 19:00.

Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.

“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetëra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, zoti Uruçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here