Mbesa e këngëtarit të njohur Feriz Krasniqi kërkon të mos harrohet muzika popullore që i mbajti gjallë shqiptarët

0

Valbona Krasniqi e ka vazhduar traditën e gjyshit, Feriz Krasniqi, i cili në duet me këngëtarin tjetër, Sali Krasniqin, në vitet e gjashtëdhjeta kishin qenë edhe kampionë bote për folklor. Vajza nga Drenoci i Malishevës tashmë është një emër i verifikuar në zhanrin e muzikës popullore. Ka bërë disa këngë, ka marrë pjesë në shumë organizime.

Në një intervistë ajo thotë që muzika popullore i mbajti gjallë shqiptarët në kohë shumë të vështira, ndërsa ndihet krenare që familja e saj ishte njëra nga ato që e kultivoi duke mos iu nënshtruar presionit të pushtuesit.

 

Online: Prej cilës moshë merreni me muzikë?
Unë merrem me muzikë që nga mosha dymbëdhjetë vjeçare. Hapat e parë si këngëtare i kam marrë në koncertet të cilat organizoheshin në shkollë.


Online: A ka ndikuar pozitivisht në karrierën tuaj të qenit mbesë e këngëtarit të njohur, Feriz Krasniqi ?
Sigurisht që të qenit mbesa e Feriz Krasniqit është për mua një mburrje e madhe, si dhe kudo që shokjë unë hyjë ballëhapur dhe pritem shumë mirë nga të gjithë, sepse të jesh mbesa e të madhit Feriz Krasniqi nuk e ka çdokush këtë privelegj .

Online: Sa po dëgjohet sot zhanri muzikor që ju e këndoni?
Për mendimin tim dëgjohet , ai që e kupton traditën dhe kulturën tonë shqiptare nuk ka mundësi mos të dëgjoj muzikë popullore, sepse keënga popullore është ajo, e cila e ka mbajtur gjallë popullin tonë nëpër kohët më të vështira që kemi kaluar .

Online: Sa këngë keni realizuar deri më tash?
Deri me tani kam të realizuara disa këngë ku ndër të to është bashkëpunimi me xhaxhain tim Ali Krasniqin –“Shkrepsa e Venedikut”, një këngë shumë e suksesshme dhe e mirepritur shumë mirë nga publiku, pastaj tre duete me vëllaun tim Petrit Krasniqi si dhe bashkëpunimi me këngetarin e njohur Halit Gashi.  Këto këngë jane mirëpritur shumë mirë nga publiku dhe janë duartrokitur mjaft shumë. Gjithashtu kam këngë, të cilat i këndoj edhe vetë ku falenderimi ju takon bashkëpuntorëve të mi, Burim Krasniqi, Xhavit Hajdari, Sami Hoxha si dhe Enver Ibrahimi .
Suksesi i ketyre këngëve dëshmohet me tre vende të para.

Online: Keni marrë pjesë në ndonjë festival muzikor?

Për herë të parë në vitin 2004 , në moshen katërmbëdhjetë vjeçare kam marrë pjesë në festivalin “Kosovarja këndon” në Ferizaj, pastaj  në vazhdimësi duke mos u ndalë nëpër festivale tjera të organizuara nëpër trojet shqiptare si: Festivali Çamëria në Sarandë, pastaj Festivali në Gjirokastër, Bajramcurr, Klinë, festival ky kushtuar dëshmorit e këngëtarit Mujë Krasniqi .Duke mos e zgjatë edhe në shumë festivale tjera. Të mos harroj ta cekë pjesëmarrjen time për herë të parë në festivalin e organizuar për herë të pare në Malisheve “ODA E LLAPUSHËS”, festival ky kushtuar dy rapsodëve, Sali e Feriz Krasniqi, ku unë dhe vëllau im Petriti si pasardhës të Feriz Krasniqit u paraqitem me këngën “Kosova Shqiperia” dhe u duartrokitëm pa ndalë nga publiku , gjë kjo e cila më ka bërë të ndihem shumë krenare .

Online: Cili është suksesi juaj më i madh?

Si sukses timin më të madh e cilësoj bashkëpunimin tim me xhaxhin Ali Krasniqi, këngë kjo e cila m’i ka hapur dyert për sukseset e mia të mëtutjeshme, megjithëse të gjitha kënget e mia të tjera kanë qenë të suksesshme, me gjithë përkushtimin tim të madh që kam për muzikën si dhe kjo më bëne të mburrem që rrjedhë nga një familje, e cila e ka kultivuar pa ndalë muzikën e mirfilltë shqiptare pa iu nënshtruar cenzurës e cila në çdo mënyrë është munduar që ta ndalë muzikën shqiptare.
Online :Çfarë suksesi dëshironi ta arrini?
Në radhë të parë shpresoj që të kemi shëndetin unë dhe familja ime . Pastaj si çdo artiste tjetër edhe unë kam synimet e mia për të cilat besoj që do t’i arrijë .

Online: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Planet e mia në të ardhmen janë të medha , që te realizoj sa më shumë këngë, ku shpresoj që publiku të jenë të kënaqur. Për fund porosia ime nga unë Valbona Krasniqi është që të dëgjoni sa më shumë muzikë të mirfilltë popullore, dhe ju përshendes të gjithëve. Gjithashtu iu uroj për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjithë shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here