Mayweather nuk e ka më titullin e kampionit të botës

0

Floyd Mayweather nuk është më kampioni i botës në kategorinë WBO.

Pasi mposhti Manny Pacquaion më 2 maj në “meçin e shekullit” dhe fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë WBO, Mayweather ishte urdhëruar të paguante 200 mijë dollarë sanksionim dhe të dorëzonte titujt e tij si junior në kategorinë e peshave të mesme, pasi WBO nuk lejon që boksierët të mbajnë titujt në kategori të ndryshme të peshave, raporton Koha.net.

Mayweather nuk pagoi saksionin deri më 3 korrik, datën e fundit të caktuar, dhe pas kësaj ai do të mbetet pa titull nëse nuk i dorëzon titujt tjerë.

Kjo vlerësohet si taktikë e 38-vjeçarit drejt pensionimit sepse në muajin maj ai kishte deklaruar: “Boksierët tjerë kanë nevojë të kenë shanse…Nuk jam lakmitar…Është koha t’i lë të tjerët të luftojnë për titullin”.

Pasi amerikani nuk iu përgjigj kërkesës së WBO-së, federata ka lëshuar njoftimin për vendimin e marrë.

“Komiteti i kampionatit botëror WBO nuk ka zgjedhje tjetër përpos të njoftojë se Floyd Mayweather nuk është më kampioni i botës në kategorinë WBO për shkak se nuk i është përmbajtur rregullave të kampionatit”, thuhet në njoftimin e WBO-së.

Mayweather ka 14 ditë afat për t’u ankuar për vendimin , por kjo nuk pritet që të ndryshojë edhe nëse ankohet.

Mayweather ka fituar 11 tituj botërorë në pesë kategori gjatë karrierës së tij 19-vjeçare. Ai më parë kishte njoftuar se meçin e ardhshëm do ta ketë më 12 shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here