Mayweather sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit

0

Bota e sportit, e cila çdo ditë e më shumë po industrializohet, vazhdon të prodhojë miliarderë të rinj, sipas një kërkimi të përgatitur nga ana e revistës “Forbes”, e cila ka llogaritur pagat, të ardhurat nga sponsorët dhe bonuset e sportistëve nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018.

Bokseri Floyd Mayweather ka qenë sportisti me fitimet më të mëdha këtë vit.

Mayweather ka hyrë në mesin e miliarderëve në botën e sportit pasi brenda një viti ka fituar 285 milionë dollarë, përfshirë 275 milionë dollarë nga ndeshja me irlandezin Conor McGregor dhe 10 milionë dollarë nga sponsorët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here