Matthew Palmer përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

0

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer, do të përfshihet në misionin paqeruajtës në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

Gazet serbe “Danas”, duke u thirrur në burime të veta shkruan se Palmer do të ketë rolin kryesor në takimin e ardhshëm që do të mbahet mes dy vendeve.

Kjo e përditshme, duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë negociuesi kryesor i Shteteve të Bashkuara në fazën e ardhshme të dialogut, fazë kjo e cila cilësohet si përfundimtare në zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës e Serbisë mirëpo, siç shkruan “Danas”, rol kryesor në këtë fazë do ta tekë Palmer i cili për më shumë se dy dekada ishte pranishëm në Ballkanin Perëndimor, transmeton më tutje lajmi.net.

“Danas”, po ashtu ka shkruar se gjatë vizitës së tij të fundit të Palmer, ai kishte deklaruar se SHBA nuk ka vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tij, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ajo që ne duam të arrijmë është një normalizim i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo është një sfidë komplekse”, kishte thënë Palmer në muajin tetor.

Ndryshe, Matthew Palmer ishte drejtor i Zyrës së Evropës Juglindore në Departamentin e Shtetit dhe në disa raste ai ishte i punësuar në Ambasadën e SHBA në Beograd.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here