Martesa italiano-shqiptare në funksion të ISIS-it, arrestime në Itali e Shqipëri

0

Pesë shqiptarë, katër italianë dhe një kanadez përfunduan në pranga në operacionin antiterrorizëm, zhvilluar në Itali dhe Shqipëri.
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare nisën në orët e para të ditës së sotme një operacion të gjerë të shtrirë në Milano, Bergamo, Grosseto dhe në qytetin e Lushnjës, në Shqipëri.
Lajmi njoftohet nga mediat italiane, të cilat bëjnë të ditura se operacioni i koduar shqip “Martesë”, synonte të godiste një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in.

“Huffington Post” shkruan se, operacioni “Martesë” është rezultat i një hetimi që ka nisur që në muajin tetor. Të arrestuarit janë pjesëtarët e një familje italiane, e konvertuar në besimin islam prej disa vitesh dhe një familje shqiptare, rezidente në Grosseto.
Lidhja e familjeve erdhi pas martesës së çiftit të ri shtatorin e kaluar, ndërsa mësohet se po organizonin një udhëtim për në Siri, për të luftuar krah xhihadistëve.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm, siq bëri me dije “Shekulli Online” u arrestua në Lushnjë 40-vjeçari Baki Çoku.
Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar Antiterrorizëm bëri të mundur kapjen në Lushnjë të personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Baki Çoku , 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë .
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhrin e arrestit No.12285/14 R.G.N.R-56938/14 R.G.G.I.P, datë 29.06.2015, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm. 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here