Marsh në Deçan “Stop vrasjeve”

0

Këshilli komunal për siguri në bashkësi i Komunës së Deçanit i udhëhequr nga kryetari Rasim Selmanaj ka vendosur që të organizojë një marsh paqësor “Stop vrasjeve”.

Në një mbledhje urgjente ky këshill analizoi gjendjen e sigurisë në komunë pas vrasjeve të Donjeta Pajazitaj 24 vjeçare dhe Ylber Malajt 9 vjeçar.

Këshilli komunal ka miratuar kërkesën e kryetarit të komunës dhe është vendosur që të premten, më 25 dhjetor, në ora 11:00 të mbahet marshi paqësor në qendër të Deçanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here