Markoviq: Çështja e Kosovës të zgjidhet shpejtë ose shqiptarët do kenë kërkesa të reja e SHBA-ja do të pajtohet me ta

0

Politikani serb, Dragan Markoviq, thotë se problemi për çështjen e Kosovës duhet të zgjidhur sa më parë.Sipas tij nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë do të përballen edhe me kërkesa të reja ndaj Serbisë, gjë që do të vështirësonin zgjidhjen.

Ai thotë se pas vendosjes së taksës, Serbia ka harruar të merret me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, ne gjithmonë fokusohemi në një problem tjetër , duke e harrua një të vjetër. Më nuk po përmendet Asociacioni i Komunave serbe, madje as formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Markoviq për tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhe me kompromis dhe nëse nuk e zgjidhim brenda disa muajve, sërish SHBA-ja dhe 5-6 vende të BE-së do të pajtohen me shqiptarët e Kosovës për kërkesat e reja”, ka shtuar ndër të tjera politikani serb.

Sipas tij, taksa nuk është një problem i madh, pasi e konsideron çështje të disa muajve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here