Mark Zukerberg ndjehet i pavendosur…

0

Marku-620x620

Mark Zukerberg, pëlqen të vishet përherë me të njëjtin model bluze gri.

Sot ai ka postuar në profilin e vet një foto nga gardëroba, ku shihen të varura me radhë bluzat identike me njëra-tjetrën.

“Dita e parë në punë pas lejes prindërore dymujore. Ç’të vesh?”, shkruan Zukerberg në komentin e fotos, shoqëruar me “Ndjehem i pavendosur”.

Menjëherë kanë vërshuar qindra mijëra pëlqime, ndërsa komentuesit nuk vonuan të linin përgjigjet e tyre me humor. “E treta nga e majta më duket mirë”, shkruan dikush; “Vishe grinë”, komenton një tjetër, ndërsa një komentues tjetër bën paralelizëm me “50 hijet e grisë”.

Vazhdimisht në media është folur për këtë preferencë të pasanikut amerikan, i cili e ka shpjeguar thjesht: “Më shumë se një miliard njerëz presin që t’u shërbej çdo ditë, ndaj nuk duhet të shpërqendrohem me gjëra të parëndësishme që më marrin kohë të kotë. Më duket sikur nuk u shërbej siç duhet nëse harxhoj kohë dhe energji duke u marrë me vogëlsira të tilla”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here