Mark Frroku kërkon pjesmarrjen në gjyqin kundër tij në Bruksel.Çka parasheh ligji?

0

Pas kërkesës së depozituar pak ditë më parë nga Mark Frroku në Prokurorinë e Përgjithshme, ku i kërkonte kësaj të fundit që të ishte i pranishëm në gjyqin që pritet të mbahet ndaj tij në Belgjikë më 19 tetor të këtij viti, ku deputeti pritet të gjykohet për akuzën e vrasjes së Aleksander Kurtit, organi i akuzës mesditën e së enjtes ka kthyer një përgjigje zyrtare.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur për Top Channel se në përgjigjen kthyer Mark Frrokut, i bëhet e ditur se nuk është Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë organi përgjegjës për pranimin apo jo të një kërkese të tillë.

Në këto kushte, Mark Frroku duhet t’i drejtohet me një shkresë të ngjashme organeve të drejtësisë belge, ku dhe ai është i akuzuar për vrasje dhe pritet të rigjykohet.

Por çfarë ndodh nëse drejtësia belge vendos të pranojë kërkesën e Mark Frrokut? Në bazë të ligjit, çdo person ka të drejtën të jetë i pranishëm në një proces gjyqësor që zhvillohet ndaj tij dhe si rrjedhojë e kësaj të drejte, Gjykata belge mund të aprovojë kërkesën e Mark Frrokut që ai të jetë i pranishëm gjatë seancave që do të nisin më 19 tetor në Bruksel.

Në këto kushte, organet e drejtësisë belge do të duhet t’i dërgojnë një shkresë Prokurorisë shqiptare, ku veç pranimit të kërkesës së Mark Frrokut, do duhet të garantojnë se ai do vijojë të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg” edhe gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.

Pas kësaj, bëhet ajo që në gjuhen juridike quhet transferimi i përkohshëm i të dyshuarit dhe në të njëjtën kohë, në Shqipëri pezullohen hetimet e nisura për veprën penale të “Vrasjes së kryer në Belgjikë”.

Por kjo nuk do të thotë se Prokuroria shqiptare arkivon dosjen Frroku, pasi ndaj tij do të vijojnë hetimet për akuzat e “Fshehjes së pasurisë” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Mark Frroku aktualisht prej disa muajsh është duke qëndruar në qelitë e paraburgimit pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge, të cilat e akuzojnë atë si autorin e vrasjes së Aleksandër Kurtit, vrasje kjo e ndodhur më 5 mars 1999 në Bruksel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here