Marina e Iranit ka shtënë drejt luftanijes amerikane

0

Luftanija amerikane “US Harry S.Truman” pothuajse është goditur me predha nga disa milicë iranianë të shtunën e shkuar.

Lajmi nuk është publikuar deri mëngjesin e sotëm, për të shmangur incidentet e mëtejshme.

“NBC” ka cituar një zyrtar të Pentagonit i cili ka sjellë hollësi rreth incidentit.

Luftanija amerikane po kalonte në ngushticën e Hormuzit kur është përballur me rojat iraniane. Pentagoni mohon që të ketë shkelur në ujërat e Iranit.

Sipas burimeve, marina iraniane po kryente disa ushtrime stërvitore në atë zonë në momentin kur ka qëlluar drejt luftanijes amerikane.

Predha ka kaluar shumë afër luftanijes e cila shoqërohej nga dy fregata, një amerikane dhe një franceze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here