Margarita Ballço: “Synoj t’i bëj realitet ëndrrat e mia”

0

Garuesja e disa ngjarjeve të bukurisë, Margarita Ballço, thotë se dëshiron që të bëjë realitet ëndrrat e saja.  Ajo tregon se zgjodhi që ta studiojë Ekonoinë, meqë bëhet fjalë për një displinë që e ushtron njeriun të menaxhojë jo vetëm veten po edhe të bashkëmenaxhojë me të tjerët vendin ku jeton njeriu.

Në një intervistë njëzet vjeçarja me origjinë nga Korça zbulon që i pëlqen të lexojë po edhe të shkruajë vetë.  Ajo vlerëson njerëzit dhe historinë e Shqipërisë, ndërkaq tregon që edhe gjatë vizitave në Kosovë ka fituar përshtypje pozitive.

                

Kush është Margarita jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Margarita jashtë skenës ku shfaqet bukuria është një vajzë tepër e thjeshtë, që i pëlqen të dalë në shëtitje, të lexoj dhe të shkruaj.

Pse zgjodhët të studioni për Ekonomi?

Arsyeja pse zgjodha Ekonominë ishte një nga dëshirat e mia si dhe mendova për të ardhmen time. Ekonomia është një degë që lidhet edhe me shifrat po edhe me menaxhim. Është mirë nëse mësohesh ta menaxhosh veten po edhe të japësh kontributin për bashkëmenaxhimin e vendit ku jeton.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Ka shumë personalitete që më pëlqejnë.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Pjesëmarrja në disa evenimente. Kudo që kam qenë e vlerësoj sukses.

Çfarë synoni të arrini?

Të arrij që të bëjë endërrat e mia realitet.

A ndiheni më mirë në Korçë apo në Tiranë?

Në të dy qytetet ndihem mirë . Në Korçë ndihem mirë meqë është vendi i origjinës, aty janë rrënjët e familjes time, që unë jam krenare ,ndërsa në Tiranë kam kaluar fëmijërinë time dhe kam mjaft kujtime të bukura, Tirana është qyteti ku jam rritur dhe ku jam lindur.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Libri që po lexojë është “Pesëdhjetë hijet e Greit  nga  E. L. James.  I kushtoi shumë kohë leximit.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Në Shqipëri nuk më pëlqejnë shumë gjëra, mënyra si drejtohet ky vend . Çka më pëlqen në Shqipëri janë njerëzit mikpritës , qytetet, historia që ka kaluar vendi im më bënë krenare.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po kam qenë në Kosovë  dhe kam fituar një përshtypje pozitive.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Burri ideal është ai që do më bëj të lumtur e të më respektojë.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Planet janë për të ardhmen time, që te arrijë të bëjë realitet gjërat që kam nisur.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here