Maqedoni:Treni Veles-Shkup përplas 50 imigrant,14 të vdekur

0

Të paktën 14 emigrantë kanë humbur jetën mbrëmë vonë pasi i ka shkelur treni që qarkullonte në hekurudhën Veles-Shkup, njoftuan mediat maqedonase.

Numri i saktë i viktimave dhe të lënduarve ende nuk dihet, për shkak të terrenit të vështirë, të i cili mund të arrihet vetëm përmes hekurudhës.

Treni, sipas informatave të para, ka përplasur një grup prej rreth 50 vetave, që kanë lëvizur në drejtim të Beogradit, ndërsa hekurudhën kanë pasur udhërrëfyes.

Në vendin e aksidentit kanë arritur ekipe të ndihmës së shpejtë nga Shkupi dhe Velesi. Për inspektim në vendngjarje kanë dalë ekipe të policisë dhe të prokurorisë dhe ekspertë të ndërmarrjes publike të hekurudhave.

Zëdhënësja e policisë së Velesit, Anita Stojkovska, ka njoftuar se trupat e 14 viktimave janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa në stacionin policor janë ndaluar 8 emigrantë. Një grup më i madh emigrantësh kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Informata më të plota aksidentin e rëndë priten së shpejti. Përndryshe, Maqedonia është e njohur si rrugë transite për shumë emigrantë nga vendet e varfra të botës së tretë që nisen për në Evropën Perëndimore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here