Maqedoni:Shpërthen fabrika e bombolave të gazit,tre të vdekur

0

Shpërthimi i fabrikës së bombolave të gazit në Maqedoni i mori jetën 3 personave, ndërsa 10 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Incidenti ndodhi në fabrikën “Balkan Gas” në Bogdanci, paraditen e kësaj të enjte.

Mësohet se në momentin e shpërthimit në ambientet e fabrikës ndodheshin rreth 15 punonjës, të gjithë të moshës nën 30 vjeçare. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme maqedonase, e cila bën të ditur se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në orën 9.30, ku mbetën tre të vdekur.

MPB nuk ka dhënë detaje për shkaqet e këtij zjarri, ndërsa ekipet e zjarrfikësve pas disa orëve kanë arritur të lokalizojnë flakët. Gjatë ditës priten detaje mbi këtë fatkeqësi që ka goditur këtë komunë në jug të vendit. Banorët kanë theksuar se shpërthimi ka qenë një tërmet i fuqishëm, i cili ka tronditur tërë qytezën dhe rrethinën e saj.

Fabrika ku ka ndodhur ngjarja mësohet se ishte për mbushjen e bombolave të gazit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here