Maqedoni:Jep dorëheqje edhe Sasho Mijalkov,drejtor i shërbimit sekret maqedon(DSK)

0

Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

” Unë do të jem gjithmonë këtu për Maqedoninë dhe për popullin tim”, shkruan Mijalkov.

Ja letra e tij e plotë e dërguar kryemnistrit dhe arësyet e dorëheqjes:

Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.Ja letra e plotë:

“I nderuar Kryeministër,

Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.

Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.

Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i folnin me krenari.

Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke patur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë.

Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjennga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here