Maqedonia pritet të ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë

0

Gjatë vitit 2016 pritet fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup- Bllacë,me qëllim të plotësimit të autostradës “Arbën Xhaferi” në pjesën maqedonase.

Zv/ i Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Nimetullah Halimi i tha RTK-së se gjatë këtij muaji përfundon projekti i fizibilitetit pë ndërtimin e këtij aksi nga firma projektuese Mott MacDonald dhe IPF Consortium.
“Është nënshkruar kontratë ndërmjet Kornizës Investuese për Ballkanin Perendimor (WBIF) për projektimin e kësaj rruge.
Eshtë bërë edhe zhvendosja e nyjes në Stenkovec.
Projektimi i ri ka paraparë edhe përcaktimin e saktë të pikës kufitare Bllacë-Hani Elezit,përmes së cilës do të lidhet autostrada Shkup-Prishtinë” ka paralajmëruar Halimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here