Maqedonia po vlon

0
Kriza politike po hyn në pikën e vlimit, ndërkohë që mbetet dilema se cili do të jetë epilogu: do të ketë dorëheqje të zyrtarëve ashtu siç këshillojnë ndërkombëtarët, apo protesta masive siç paralajmëron opozita, e cila për zgjidhjen e krizës, kërkon formimin e një qeverie teknike, kërkesë kjo që kundërshtohet nga pushteti aktual.
Njohësit e çështjeve politike kanë qëndrime të kundërta lidhur me situatën e krijuar, në veçanti pas zyrtarizimit të padisë për spiunazh ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev.
Njohësi i rrethanave politike, Albert Musliu, thotë se padia ndaj Zaevit për siç thuhet “përgjime të paligjshme dhe dhunë kundër përfaqësuesve më të lartë shtetërorë”, është paralajmërim nga ana e pushtetit se nuk e ka ndërmend të dorëzohet para presioneve të opozitës.
Madje, nuk përjashtohet edhe mundësia e arrestimit të tij para mitingut të paralajmëruar nga mesi i këtij muaji.
Burgosja eventuale do të vlerësohej si presion politik dhe jo si një proces gjyqësor normal. Mendoj se edhe reagimet në opinion do të shkonin në këtë drejtim. Konsideroj se sa më i ashpër dhe sa më joadekuat do të jetë intervenimi i partisë në pushtet, aq më të ashpra do të jenë edhe reagimet në opinion“, thotë Musliu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here