Maqedonia, fushëbeteja e re amerikano-ruse

0

LEONID BERSHIDSKY

Maqedonia është një vend ballkanik i varfër, pa det, me rreth 2 milionë banorë. Për Kremlinin është dhe fronti më i ri në një betejë ideologjike, me SHBA që po nxit ndryshimin e regjimit për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit rus. Siç ndodh gjithmonë, ky këndvështrim është i saktë deri në masën që interesat ruse përputhen me ato të një sunduesi autoritar të korruptuar.

Ja çfarë tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar: “Nuk mund të gjykoj me siguri, por rastis që ngjarjet në Maqedoni po ndodhin duke pasur në sfond refuzimin e qeverisë maqedonase për t’i bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe përkrahjes aktive të Shkupit për planin e ndërtimi të naftësjellësit turk, të cilin e kundërshtojnë shumë në Bruksel dhe përtej Atlantikut. Nuk mund ta shmangim parandjenjën që këto kanë një farë lidhje.”

Origjina e këtij kryqëzimi dhe sarkazame Lavrov-it janë të dukshme. Kremlini nuk mund të ndalte dyshimet për kohën e ndodhjes së krizës politike në Maqedoni. Në dhjetor, presidenti Vladimir Putin lajmëroi se Rusia hiqte dorë nga projekti i naftësjellësit South Stream, projektuar të anashkalonte Ukrainën dhe të futej në BE përmes Bullgarisë. BE kishte bërë presion të madh ndaj Bullgarisë për ta minuar projektin. Qeveria bullgare që e kishte mbështetur projektin u zëvendësua në zgjedhje të parakohshme, dhe Rusia e humbi pikën e hyrjes.

I palëkundur, Putini bëri një marrëveshje me presidentin Taip Erdogan ta devijonte naftësjellësin e të ardhmes në Turqi, me shpresë ta zgjeronte në Ballkan. Serbia, kandidate për anëtarësim në BE, është në dilemë për projektin; të mbërrijë në Serbi pa kaluar Bullgari, naftësjellësi duhet të përshkojë Greqinë dhe Maqedoninë. SHBA ka lobuar në Greqi që të pranojë një projekt naftësjellësi konkurrues, i cili do të transportojë nga Azerbaxhani në Rusi.

Sa për Maqedoninë, dy muaj pasi dështuan planet për naftësjellësin turk, lideri i opozitës Zoran Zaev nisi publikimin e regjistrimeve sekrete me biseda zyrtarësh. Zaev tha se regjistrimet, të bëra nga qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski si pjesë e një operacioni survejimi, ia kishte dhënë një denoncues (whistleblower). Bisedimet e sinqerta, shpesh të ashpra, mbulojnë shumë fusha, nga dhuna kundër kundërshtarëve politikë te vjedhja e votave dhe blerja e një mercedesi për Gruevskin duke përdorur si mburojë ministrinë e Brendshme.

Maqedonasit nuk e pritën mirë, madje dhe minoriteti shqiptar, që nuk ka pasur kurrë kauzë të përbashkët me opozitën maqedonase, u bashkuan në protestat në Shkup. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra protestues dolën në qendër të kryeqytetit, të cilën vitet e fundit Gruevski e ka stolisur me godina neoklasike dhe statuja të shtrenjta për buxhetin e shtetit të vogël. Të hënë, kryeministri, i cili e ka drejtuar qeverinë maqedonase për gati 10 vjet, organizoi anti-mitingun e tij. Ai i quajti përgjimet një “leksion i madh” dhe e denoncoi Zavin si kukull e të huajve me “skenarist”, dhe u bëri thirrje protestuesve të “imagjinonin në kryeministër të sjellë pushtet nga një fuqi e huaj”.

Për ekipin e Putinit, kjo është një tokë e shkelur: Ngjarjet po ndjekin të njëjtin kurs si në Ukrainë më 2013 dhe 2014, kur regjimi i korruptuar i Vitkor Janukoviçit u rrëzua nga protestat popullore. Kremlini mendon se SHBA krijoi revolucione të ngjashme në Gjeorgji në 2003, në Ukrainë në 2005 dhe në Moldavi në 2009 dhe ka bërë disa përpjekje më pak të suksesshme për të rrëzuar regjime pro Moskës në vende ish-sovjetike. Vala për ndryshimin e regjimeve si Pranvera Arabe përfshihen gjithashtu në përkufizimin e Putinit për revolucionet e nxitura nga SHBA. Fjala që ai përdor për përshkrimin e tyre, për ironi, është e njëjtë me atë rë përdori Gruveski për të përshkruar përgjimet inkriminuese: “një leksion” për Rusinë që dijë çfarë të shmangë.

Dhe shumë rusë të thjeshtë e besojnë teorinë konspirative sepse në të ka një lloj të vërtete sipërfaqësore. SHBA dhe BE duan ta kufizojnë ndikimin e Rusisë, sidomos pas aneksimit të Krimesë. Ato janë gjithashtu të shqetësuara nga tendenca e Putinit për ta përdorur gazin si armë, duke e ngritur çmimin e tij për vendet që i dalin kundër dhe duke e ulur për vendet aleate. Strategjia e frenimit të Rusisë dhe zvogëlimi i dominimit rus në fushën e energjisë janë të dukshme, dhe e tillë është dhe përkrahja e perëndimit lëvizjet popullore që kërkojnë rrëzimin e liderëve autoritarë miq të Putinit.

Problemi me teorinë e konspiracionit është se kur një vend rrëzon liderin e saj si Ukraina vitin e kaluar, ai e bën këtë sepse është i neveritur nga korrupsioni, vjedhja e votave dhe kufizimi i lirisë së medieve. Veçanërisht në Europë, shembulli i vdneve fqinje me sistem politik relativisht funksional dhe një shkallë të lartë angazhimi demokratik e të drejtë ndikon te vendet jo anëtare të BE. Qytetarët nuk janë në gjendje të kuptojnë pse vendi i tyre duhet të jetë më keq. Ajo që Putini nuk kupton – ose nuk do ta kuptojë – është se politikanët e huaj të korruptuar rrezikojnë të përmbysen, dhe kjo mund të bëjë zero vite përpjekjesh diplomatike dhe dëmtojnë interesat e Rusisë.

Rusia e ka shtuar ambasadën në Shkup dhe ka filluar të përcjellë pretendimet e Gruevskit për agjentët e huaj. Megjithatë, Moska nuk mund të mbrojë një regjim të kalbur që e ka humbur realisht besimin e maqedonasve – dhe përgjimet janë arsye e mirë për vendasit që ta shikojnë me dyshim qeverinë e tyre.

Perëndimi, megjithatë, e ka zakon të mos i ndihmojë reformatorët përtej ndryshimit të regjimit. Rezultati është që vendet rikthehen në batak, në rrugët e veta të korruptuara. Kjo ndodhi në Ukrainë në 2005, dhe në vitet e fundit në Gjeorgji. Maqedonia, ambiciet për anëtarësim në BE të së cilës janë frenuar nga Greqia për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin, meriton garancia më të qarta për rrugën evropiane, nëse heq qafe Gruevskin dhe shkon drejt një demokracie më të fortë dhe qeverie më të pastër. Nëse kjo ndërhyn në planet e naftësjellësit të Putinit, atëherë në rregull: Rusia përsëri do ta çojë gazin në Europë përmes Turqisë, edhe pse ajo nuk rrezikon asgjë për infrastrukturën që do ta transportojë atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here