Maqedoni, sot protesta gjithëpopullore kundër Qeverisë

0

Dorëheqja e Qeverisë aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni janë 3 kërkesat kryesore të protestës së sotme me moton “Protestoj Shqip”. Nga këshilli organizativ i kësaj proteste thonë se ajo është ekskluzivisht shqiptare pasi kriza nëpër të cilën po kalon Maqedonia nuk e ka dëgjuar vetëm zërin e shqiptarëve.

“Ky është një marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe asnjëri nga subjektet që e mbështesin atë nuk e ka primatin e protestës. Për këtë arsye edhe njëherë i ftojmë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që nesër të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste. Protesta e nesërme do të ketë vetëm 3 mesazhe, dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski dhe Ahmeti, zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.”, tha Fërdese Sulejmani, Këshilli Organizativ i Protestës “Protestojë Shqip”.

Bedri Hajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra” thotë se bashkë me familjarët e tjerë, e përkrahë këtë protestë pasi janë qytetarët dhe zëri i tyre që mund ta ndryshojë gjendjen në këtë shtet.

Protesta me moton “Protestoj shqip” do të mbahet sot në Shkup. Marshi do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17:00 dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev”. Nga Këshilli Organizativ thonë se marshi i tyre protestues do të jetë paqësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here