Maqedoni, Meta: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit nga Maqedonia. Në fjalën e mbajtur sot, në Parlamentin e Maqedonisë, Meta theksoi se zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje, i bashkon dy vendet dhe vendos stabilitet në Maqedoni. “S’duam të jemi thjesht fqinj, por vëllezër që jetojmë në një hapësirë të përbashkët”, theksoi ai.

“Ku ka vullet gjendet një zgjidhje për çdo konflikt. Ndaj ne kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, kjo marrëveshje na bashkon. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje dhe përshpejtimi i reformave ndikon për stabilitetin e Maqedonisë. Qytetarët e vendit tuaj, pavarësisht përkatësisë etnike do të përfitonin shumë më shumë nga një avancim më i përshpejtuar i zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje, që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë”, tha Meta.

Po ashtu, Kryeparlamentari shqiptar kërkoi barazi në investimet publike, duke mos diskriminuar shqiptarët: “Pabarazia e investimeve dhe e zhvillimit, që bie pre në disa rajone perëndimore të vendit, ka nevojë të zbutet, deri në krijimin e një realiteti të ri mjaft më të harmonishëm”.

“Shqipëria synon zhbërjen e kufijve”

Kryeparlamentari Meta i siguroi deputetët maqedonas se, Tirana zyrtare e respekton dhe e vlerëson pakicën maqedonase në vend. Shqipëria, nënvizoi Meta, nuk kërkon ndryshimin e kufijve, por zhbërjen e plotë të tyre. Në thirrjen e tij për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dypalësh, Meta konsideroi me rëndësi ndërtimin e linjës hekurudhore Maqedoni-Shqipëri. Edhe hapja e së Arbrit, u cilësua nga Kreu i Kuvendit si një afrim mes dy kryeqyteteve.

Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here