Maqedoni, Kitmer: Zgjidhja e emrit nuk duhet të anulohet

0

Kemi dëgjuar me interes të madh se Qeveria e re greke është e interesuar për promovimin e masave për ndërtimin e besimit me Maqedoninë dhe Turqinë, deklaroi ambasadori britanik në Athinë, Xhon Kitmer në një intervistë për “Katimerinin”. Ai shtoi se është “shumë pozitive” që ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe të Maqedonisë, Koxias dhe Poposki kanë biseduar për miratimin e masave për ndërtimin e besimit, “derisa kjo gjë nuk shkakton anulimin e debatit për çështjen më esenciale, çështjen e emrit”. “Qeveria greke thotë se Greqia është vend stabil në një rajon jostabil. Megjithatë akoma ka probleme bilaterale me fqinjin”, theksoi Kitmer. Sipas ambasadorit britanik, pyetja është se çfarë dëshiron të bëjë Greqia me çështjet e hapura bilaterale, zgjidhja e së cilave do t’i ndihmojë Athinës të “shndërrohet në një oazë stabiliteti”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here