Manuel Suares planifikonte me çdo kusht ta dënonte grupin e Fatmir Limajt në rastin “Kleçka”

0

EULEX-i nuk i ka dhënë mbrojtje dhe status të informatorit një zyrtari të vet para se ta denonconte gjyqtarin Manuel Soares për anshmëri në rastin “Kleçka”, shkruan sot Koha Ditore lidhur me gjykimin që do t’i bëhej Fatmir Limajt

Ai kishte biseduar me një zyrtar të lartë të EULEX-it për këtë mundësi, po i ishte thënë se nuk mund ta marrë këtë status.

“Koha Ditore” ka një incizim që dëshmon bisedën në mes të këtyre dy zyrtarëve të EULEX-it. Paraprakisht, ai kishte dërguar disa e-mail për të njoftuar se kryetari i trupit gjykues, Manuel Suares planifikonte që më çdo kusht t’i dënonte të akuzuarit në rastin Kleçka, në krye me Fatmir Limajn. Kishte thënë se kjo shihej si mundësi për ta prishur bllokun e partive LDK, AAK dhe Nisma nën orkestrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, disa zyrtarëve të EULEX-it dhe Brukselit.

“Është diçka që e dëmton shumë Misionin. Personalisht as unë nuk do të isha kujdesur më pak për rezultatin e këtij rasti. Por unë mendoj se është frustuese që gjykatësit kishin ndarë mendjen për fundin (e procesit v.j.), madje pa i dhënë mbrojtjes mundësinë e drejtë për të dëgjuar. Për këtë do të isha shqetësuar më shumë”, thotë zyrtari i EULEX-it që raportonte ndërhyrjet në rastin “Kleçka”. Ai pyet se a mund të merrej vendim nëse i kishin dëshmitë, ende pa i lexuar ato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here