Opozita organizon protestë në Malishevë, të enjten

0

Malisheva është qendra e radhës ku Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë  do të protestojnë. Manifestimi do të mbahet nesër, të enjten, në sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, në orën 13:00, raporton portali Online.

“Qytetarët e Malishevës nuk pajtohen me kthimin e Serbisë brenda Kosovës e as me faljen e mbi 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi. Për këtë do të manifestojmë nesër bashkë, të shumtë në numër dhe të vendosur në qëndrimin që marrëveshjet për këto çështje duhet të tërhiqen”, kanë shkruar këto subjekte në komunikatën e dërguar. Aty  thuhet se projekti i “Zajednicës” që e gjymton Kosovën dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi që e copëton territorin e Republikës përbëjnë alarm për të gjithë ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here