Sadio Mane beson se Liverpooli do ta fitojë titullin e kampionit të Premierligës në fund të këtij sezoni dhe ka insistuar se klubi anglez nuk do të dorëzohet para presionit të madh që po i bëhet nga rivalët.

Skuadra e Jurgen Kloppit është katër pikë para klubit në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, Manchester City. Megjithatë, në këtë kampionat kanë mbetur ende edhe 16 ndeshje pa u zhvilluar, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka paralajmëruar Liverpoolin për presionin që vjen kur je lider i Premierligë, mirëpo Mane pret nga bashkëlojtarët e tij që ta vazhdojnë garën në po të njëjtën mënyrë pasi që ata synojnë t’i japin fund ecurisë prej 29 vjetëve pa titull të ligës angleze.

“Ky nuk është ekip i lojtarëve që mund të dorëzohen. Jam i sigurt se do të jemi kampionë të Anglisë. Kur unë zgjohem në mëngjes, nuk shkoj në stërvitje duke menduar se nuk do të fitojmë. Ne kërkojmë të tregojmë se jemi ekipi më i mirë në ligë”, ka thënë Mane.

“Nuk është e lehtë t’i dëgjosh njerëzit duke thënë se nuk do të mund t’i përballojmë presionit, por ne duhet ta injorojmë këtë dhe të përqendrohemi te ajo që e kemi përpara. Liverpooli e pati mundësinë ta fitonte titullin edhe para disa viteve”.

“Mirëpo, ata nuk e arritën këtë gjë, por unë preferoj të mendoj se ai vit na ndihmoi të vijmë këtu ku jemi sot. Jam i sigurt se do ta fitojmë ligën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here