Mandarina e derra tentohet të futen ilegalisht nga Serbia

0

Në pikën kufitare me Serbinë në Sharplej-Leposaviç  dje rreth orës 14:50 është ndaluar nga Policia e Kosovës, një kamion me tabela të huaja me vozitës dhe pasagjer  serbë të cilët në kamion kishin ngarkesë  me mandarina pa dokumentacion valid. Personat e dyshuar si dhe kamioni me ngarkesë janë konfiskuar dhe dërguar për procedim të mëtejmeënë Stacionin Policor. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen, kurse kamioni me ngarkesë dërgohet në doganë. Në të njëjtën pikë dhe në të njëjtën kohë është ndaluar nga Policia, edhe një automjet me tabela të vjetra KM, me vozitës serb, i  cili në automjet kishte ngarkesë dy (kafshë shtëpiake) derra pa dokumentacion valid. Personi i dyshuar është dërguar për procedim të mëtejmë në stacionin policor si dhe automjeti me ngarkesë është konfiskuar. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse automjeti me ngarkesë dërgohet në doganë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here