Manchester Unitedi e mposhtë thellë Liverpoolin

0

Skuadra e Manchesterit ka arritur fitore të madhe në derbin kundër rivalit të përjetshëm Liverpool, me rezultat 3-1, ndeshje kjo e luajtur në “Old Trafford”.

Të gjithë golat ranë në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht, Daley Blind në minutën e 49-të shënoi për 1:0, para se Herrera ta dyfishojë epërsinë nga pika e bardh në minutën e 70-të.

Në minutën e 84-tër, Christian Benteke i dha shpresa Liverpoolit duke ngushtuar epërsinë në 2-1 me një gol shumë të bukur në mënyrë akrobatik. Mirëpo kështu nuk mendoi i riu i Unitedit që u transferua nga Monaco, Anthony Martial, i cili pas vetëm 2 minutave shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 3:1.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here