Manchester City, ofertë stratosferike për Harry Kane

0

Manchester City është gati të ofrojë 100 milion £ për Harry Kane. Kjo u zbulua nga “Daily Star”, media sipas të cilës strategjia e “qytetarëve” për sulmuesin anglez do të jetë paraqitja e këtij propozimi në fund të Kampionatit Europian, në mënyrë që të mos zvarriten negociatat gjithë verën.

Sidoqoftë, vlerësimi i Tottenham është 150 milionë £, një diferencë e madhe midis kërkesës dhe ofertës, çka nuk i lehtëson negociatat, pavarësisht gatishmërisë së Kane për t’i lënë “Spurs”. Pep Guardiola ka zgjedhur kapitenin e kombëtares angleze për ta zëvendësuar Kun Aguero, pavarësisht paraqitjeve të tij zhgënjyese me “Tre Luanët” në këtë Europian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here