Manaj mund të huazohet te një klub ku është edhe një shqiptar

0

Nesër do të mbahet një takim shumë i rëndësishëm mes Interit dhe Frosinones, që mund të vendosë përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj. Sipas “BBC”, palët do të takohen për të negociuar huazimin e shqiptarit, ndërsa detajet tjera nuk janë publikuar ende. Një tip i sulmuesit si Manaj i duhet shumë Frosinones për pjesën e dytë të edicionit, ndërsa huazimi do t’i kryente punë edhe Interit, që kërkon që Manaj të marrë sa më shumë përvojë. Te Frosinone është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here