Mall dashnoriak

0

ANTA MUÇAKU

Do shihemi prapë, kushedi!
Në ndonjë rrugicë endacake,
kur malli brenda të të djegë
do sorollatesh vajtje-ardhje.

Sa herë të duash do të le të vish,
sa herë të duash mund të shkosh,
se ta njoh mallin prej dashnori,
ta njoh dhe shpirtin fare bosh.

Kur të mbushesh mirë e mirë,
a kur pa frymë të kesh mbetur,
tregomë ç’djall të sjell te unë,
si ia bën për të më gjetur?!

Ti, në dot s’mu përgjigjsh!
Fare lehtë do e gjej vetë,
është malli yt dashnoriak
që të bën ty dhe me fletë!

Unë s’mërzitem, e di mirë
ta njoh qenien bredharake,
nga mbrëmja në të gdhirë,
ti je rob i asaj flake.

I asaj flake të uruar,
që pishtarin ta mban ndezur,
po unë s’do jem për ta shuar
do jem aty duke qeshur.

Ti mos u trishto atëherë!
Kujtohu për herët kur më thoje,
sa xhan më kishe, sa shumë…
kur një tjetër dashuroje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here